E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Elenit, mbetet në qeli, Basho shpërthen në lot

TIRANE – “Jam i tronditur. Nuk mund të them asgjë…”. Vetëm këtë frazë ka mundur të shqiptojë Ilia Basho, pas pyetjes së gjykatësit Altin Shkurti, nëse kishte ndonjë gjë për të thënë rreth akuzës së rëndë për organizimin e vrasjes së bashkëshortes Eleni Basho.

Më pas babai i dy fëmijëve ka shpërthyer në lot. Dje, 38- vjeçari nga Gjirokastra u ul në kafazin e hekurt të sallës Nr.1 në katin e parë të Gjykatës së Tiranës për t’u përballur me akuzën e rëndë të vrasjes me paramendim në
bashkëpunim, ku dhe do të mësonte nëse do të vazhdonte të qëndronte prapa hekurave apo do të lihej i lirë.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, pas kërkesës së bërë nga prokurori Etjen Kapo, sipas të cilit nxjerrja e sekretit dhe publikimi i emrave të personave të tjerë të dyshuar, do të dëmtonte hetimin.

Gjykatësi Altin Shkurti e cilësoi të ligjshëm ndalimin e Ilia Bashos dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›