E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia duhet te shtoje privatizimet

Italia duhet të reduktojë pronësinë e shtetit. Është kjo ftesa e bërë ndaj qeverisë italiane nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Sipas OECD-së, Italia duhet të privatizojë kryesisht sektorin e mediave televizive, atë të transporteve, energjisë dhe sektorin e shërbimeve lokale. Në raportin e organizatës së Parisit thuhet se qeveria Monti i ka tashmë planet për realizimin e privatizimeve. Gjatë vitit 2011 organizata citon se planet për privatizimin janë hasur në vështirësi kryesisht mbi pribvatizimin e ujit, duke theksuar se qeveria e re ka si objektiv të cojë përpara procesin e privatizimeve.
Ndër të tjera OECD kërkon që ekzekutivi italian të zbusë mbrojtjen e punës në kontratat standarde. Në fakt Italia ende nuk ka ndërmarrë aksione domethënëse me këtë cështje por ka marrë në konsideratë  një reformë të tregut të punës që synon të zbusë kontrollin mbi kontratat standard me një reformë ëelfare për të përmirësuar rrjetin e sigurisë për të papuët. Një tjetër kërkesë e bërë nga OECD për qeverinë e Montit lidhet edhe me  reduktimin e barrierave të konkurrencës, ku i referohet sektorëve të ndryshëm mes të cilëve profesioneve, shërbimeve lokale dhe tregtisë. E keqja tashmë ka kaluar thotë organizata në raportin e saj vjetor por shton se papunësia do të mbetet e lartë për të gjithë vitin 2013. Nuk shohim perspektiva rimëkëmbje dhe bilanci publik do të mbetet në nivele të paqëndrueshme për shumë vende anëtare të OECD-së. Ndërkohë mësohet se në 100 ditët e para të qeverisjes teknike të Mario Montit, Italia ka arritur të kursejë në total 43 milionë euro, të gjitha këto falë masave të ashpra që ka ndërrmarrë ekzekutivi në tre muajt e parë të drejtuar nga Monti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›