E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te henen nis Muaji i Shenjte i Ramazanit

Të hënën nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit, ndërkohë që Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, ka uruar të gjithë besimtarët për paqe e begati.

Në një deklaratë për shtyp, Muça ka uruar besimtarët myslimanë brenda dhe jashtë vendit për një agjërim sa më të lehtë, ndërsa u shpreh se "muaji i Ramazanit është një muaj i madhëruar, që e ka bekuar Perëndia”.

Muça uroi që "muaji i Shenjtë i Ramazanit të jetë muaji më i lumtur, sikurse t`ju sjellë të gjithëve paqe, dashuri në çdo pjesë të vogël apo të madhe të botës”.

"Muaji Ramazanit është muaji i bereqetit, begatisë, pasurisë, por kryesorja është muaji i faljes, pajtimit, bashkimit të të gjithë myslimanëve dhe të gjithë popullatës tjetër”, tha Haxhi Selim Muça.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›