E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, digjen nga flakët 4 banesa e shkrumbohen 300 ha tokë

Zjarrfikësit kanë bërë evakuimin e banorëve të zonës, ndërsa të dhënat e para flasin për djegien e një sipërfaqe prej 300 hektarë tokë. 

LEZHE- Katër banesa të vecuara janë djegur plotësisht,dhe disa të tjera janë rrezikuar nga flakët e zjarrit që ka shpërthyer mesnatën e së premtes në fshatin Kaqinarë në komunën e Kolshit në Lezhë.

Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi dhe zjarrfikësit me gjithë përpjekjet kanë arritur të izolojnë flakët vetëm sot paradite. Zjarri ka deportuar në fshatin Kaçinar nga malet e Mirditës për në zonën e Lezhës.

Zjarrfikësit kanë bërë evakuimin e banorëve të zonës, ndërsa të dhënat e para flasin për djegien e një sipërfaqe prej 300 hektarë tokë.

Për vënien nën kontroll të situatës u vunë në gadishmëri të lartë ekipet zjarrfikëse, shtabet e emergjencave civile dhe ushtria.

Terreni i vështirë dhe malor vështërsoi ndjeshëm punën për të shuar zjarrin. Përhapja e flakëve ka vijuar deri në afërsi të fshatit Manati, ndërsa mëngjesin e sotëm është vënë nën kontroll.

Shefi I forcave zjarrfikëse Dilaver Laci thotë se një situatë e tillë nxjerr sërish në pah pamundësinë e forcave tona për të ndërhyrë nga ajri nëpërmjet helikopterëve apo aeroplanëve zjarrfikës

Për shuarjen e flakëve u angazhuar mjete zjarrfikëse nga Lezha,Kurbini,Mirdita.Situata është monitoruar nga afër edhe nga kryetari i komunës Kolsh Andi Marku.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›