Policia rrugore vë 8073 gjoba për një javë
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.
Vetëm gjatë ditës së djeshme (11 shtator) janë vënë 2769 gjoba, me vlerë 2. 855 000 lekë. Në tetë raste janë pezulluar lejet e drejtimit të automjeteve.
Ndërkohë, për një periudhë një javore nga data 06 shtator deri më 11 shtator 2009 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, janë vënë 8073 gjoba me vlerë 4. 777. 690 lekë. Gjithashtu, janë pezulluar edhe 36 leje drejtimi.
“Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor”, thuhet në një deklaratë nga kjo polici.