Lezhë, dy persona grabisin pikën e këmbimit
LEZHË- Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mesditën e sotme një agjenci të këmbimit valutor në qytetin e Lezhës. Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se dy persona të pamaskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor në bulevardin kryesor të qytetit, duke i kërkuar pronarit të biznesit të gjitha paratë që ai kishte në arkë.
Pasi kanë marrë një shumë, që dyshohet se është 10 mln lekë të vjetra dy autorët e grabitjes janë larguar nga vendngjarja, pa mundur të arrestohen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)