E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet një shtetas grek me lëndë narkotike

Në pranga ra Miron Pavlos Mironidis 48-vjeç, lindur ne Greqi dhe banues ne Stokholm Suedi.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në Pikën Kufitare të Muriqanit me drogë. Sasia prej 6.2 gram e përpunuar në mënyrë artizanale, iu gjet në sendet personale të 48-vjeçarit. U kryen veprimet hetimore e procedurale dhe materialet  i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”. /Start/

                                                                                             2012-02-03 10:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›