E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa për Prendin, Gjykata rrëzon Prokurorinë

 Sot u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkonte që ndaj Prendit të vendosej masa e sigurisë arrest me burg dhe jo me “arrest shtëpie”, siç është lënë aktualisht masa e sigurisë.

Prokuroria ka dërguar edhe një kërkesë tjetër në Gjykatën e Apelit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Në seancën e sotme, Prendi nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa përfaqësuar nga avokati mbrojtës.

Ish-Komandanti i Gardës akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e një prej demonstruesve në ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit të shkuar. Faik Myrtaj dyshohet të jetë qëlluar nga plumbat e armës së Prendit. /Start/

                                                                                             2012-02-03 10:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›