Lezhe, e djathta merr shumicen ne keshillin bashkiak
Partite e koalicionit qeverises jane tashme mazhorance edhe ne Keshillin Bashkiak te Lezhes. Kjo pas largimit nga Aleanca per te Ardhmen i perfaqesuesit te Partise Social Demokrate, Agron Vraja dhe dy anetareve te tjere nga partite aleate. Mazhoranca ka zgjedhur me shumice votash edhe nenkryetarin e ri te ketij keshilli, perfaqesuesin e Partise Demokratike, Tonin Uldedaj pas doreheqjes dy dite me pare te nenkryetarit socialist Qazim Dushku. “Kjo nuk erdhi rastesisht. Ishte nje reflektim i atyre forcave politike, qe ishin ne koalicion me Aleancen per te Ardhmen”, - u shpreh Uldedaj. Per kandidaturen e Uldedaj votuan 15 nga 25 anetare qe ka Keshilli Bashkiak i Lezhes. Ky eshte edhe numri i anetareve, qe mazhoranca ka aktualisht ne kete keshill. “Gjej rastin per te pershendetur dhe per te falenderuar pikerisht perfaqesuesin e Partise Socialdemokrate, perfaqesuesin e Partise Aleanca Arbnore Kombetare, te cilet ju bashkuan koalicionit Aleanca per Qytetarin dhe bene te mundur qe ne pas 18 muajve te kalojme ne mazhorance”, - vleresoi Uldedaj. Qe prej zgjedhjeve te fundit lokale te 8 majit 2011, partite e koalicionit qeverises kane arritur te marrin shumicen ne keshillat e disa qarqeve dhe bashkive ndonese ato dominoheshin me pare nga koalicioni i udhehequr nga socialistet. Kjo ka ndodhur me Keshillin e Qarkut te Beratit me 21 Shtator 2011 ku pas 11 vitesh nen drejtimin e socialisteve ky institucion u fitua nga aleanca PD-LSI. Socialistet u braktisen edhe nga aleatet e tyre ne Vlore, ku perfaqesuesi i PD-se, Anesti Dhimojani, u zgjodh me votat e mazhorances kryetari i ri i Keshillit te Qarkut. Por largimi qe beri me shume buje, ishte ai i aleateve te PS-se ne Keshillin e Qarkut te Fierit, ku socialistet jo vetem qe humben shumicen, por e perdoren kete ceshtje per te mbajtur peng edhe votimin e tre ligjeve, qe do t’i mundesonin Shqiperise statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian.