E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 4 te plagosur gjate dy grindjeve

Katër persona, nga të cilët 3 vëllezër, kanë mbetur të plagosur gjatë dy grindjeve të të rinjve në Tiranë. Ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha, në afësi të zonës së njohur si “Plastika”, kur teksa dilte nga lokali është qëlluar me armë zjarri 25-vjeçarin Erald Bleta.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur vetëm pak monete pas një grindjeje, ndërsa dy autorët janë larguar fillimisht me këmbë nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa në afërsi të Urës së Vasil Shantos, tre persona janë plagosur me thikë. Edhe në këtë rast shkak sipas policisë ka qenë një grindje e momentit. Argjend Dibra, 20 vjeç ndodhej në gjëndje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy vëllezërit e tij, ndoddhen në gjëndje më të mirë, me plagë thike.
Në të dyja ngjarjet autorët kanë mundur të largohen nga vendi i krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›