E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ironizon premtimet e Rames: Si ne skecet e Gezim Krujes

Kryeministri Berisha ka reaguar me ironi ne lidhje me deklaraten e bere nga kryetari i PS-se Edi Rama per programin qeverises, ku ka theksuar se PS per realizmin e premtimeve te saj i duhen dy mandate qeverisese. Nepermjet rrjetit social Facebook, kryeministri Berisha i ka kthyer nje pergjigje, kreut te opozites duke u shprehur, “Te dashur miq. Premtimet e zotit Rama jane si ne skecin e Gezim Krujes. Kohet e fundit zoti Rama ne disa takime, i pyetur nga socialistet per programin ekonomik te Partise Socialiste eshte pergjigjur se per zbatimin e programit ekonomik te PS, nje mandat eshte i pamundur prandaj i duhen dy mandate. Ne njerin nga keto takime nje socialist shkodran i thote: Ju shoku kryetar po me kujtoni nje skec te humoristit tone Gezim Kruja, ne te cilin gruaja pyet te shoqin se cfare peshqeshi ka me i ba ai per 8 mars. Burri i premtoi te shoqes si peshqesh nje pale vathe. Dita e festes erdhi dhe e shoqja, tan qejf, po priste peshqeshin e premtum. Mirepo kur ajo pyeti te shoqin per vathet, ai tan habi ju pergjigj: shpirt a ke harru se ne kete vit e lame qe ti me shpu veshet dhe une vitin tjeter me te ble vathet. Uhhh me marrsh te keqen, cfare rrenet! Mu veshet mi ka shpu nanedaja qysh ne kopsht”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›