E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria mbetet një vend i kultivimit të lëndëve narkotike.

Shqipëria mbetet akoma një vend i kultivimit të lëndëve narkotike. Duke folur në Takimin e Përvitshëm për Parandalimin dhe Luftën kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka kërkuar nga policia të shfytëzojë ligjin anti-mafia.

“Ligji anti-mafia i jep mundësi organeve të policisë drejt konfiskimit të aseteve të vënë në mënyrë jo ligjore. Të dhënat e vitit të kaluar na bëjnë optimist. Janë konfiskuar shumë asete të personave të përfshirë në trafikun e drogës dhe vlera e tyre kap shifrën e 1 miliard e 823 milionë lekë” theksoi Nishani.
 

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth kërkoi bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe policisë në luftën kundër trafikimit të drogës. “Ne e shohim Policinë e Shtetit shqiptar shumë të angazhuar në këtë luftë. Ndonëse janë bërë përmirësime të ndjeshme, të tjera sfida shtrihen përpara, probleme të rëndësishme ende presin zgjidhje. Bashkitë dhe komunat kanë detyrimin ligjor, moral dhe qytetar të bashkohen me Policinë e Shtetit shqiptar në detyrën e saj për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e drogës” theksoi ai.
 

Nishani u shpreh se janë hartuar plane veprimi për luftën kunder kultivimit të lëndëve narkotike. Faza e parë është sensibilizuese dhe zgjat deri në fund të muajit maj dhe pastaj në fazën e dytë do të apliohet plani operacional.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›