Lezhë, gjendet në kanal trupi i 12-vjeçarit

Gjendet trupi i pajetë i një 12 vjeçari ne Lezhë. Trupi i djalit me iniciale M.Ll u gjend në një kanal në Tale.
12-vjeçari vuante nga epilepsia. Ai ishte nisur për në dyqan. Mendohet se fëmijën mund ta ketë zënë sëmundja dhe ka rënë në kanal. Policia po heton ngjarjen.