E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazon Çelsi, fiton Mançester Siti

 Nuk ka pushim në Premier League. Kampionati anglez ka përvijuar dje dhe sot me javën e 19-të ku ka rënë në sy barazimi i kryesuesve të çelsit në transfertë ndaj ekipit të  Birmingamit. Për tu theksuar ka qenë fakti se londinezët e Karlo Ançelotit kanë luajtur për shumë minuta me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të francezit, Florent Malauda. Ndërkohë ka fituar në debutimin e tij si trajner i Mançester Sitit, Roberto Mançini. Skuadra e tij mori tri pikë në sfidën ndaj Stoke. Fitorja tjetër e ditës së djeshme ka qenë ajo e Uest Hamit ndaj Portsmuthit. Ndërsa të gjitha takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. Me vetëm një pikë ka dalë nga fusha e vet edhe Sanderlendi i Lorik Canës ndaj Evertonit. Kosovari luajti si titullar. Ndërkohë sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Arsenal-Aston Vila dhe Hull Siti-Mançester Junajtid. "Djajtë e kuq" kanë rastin më të mirë për t'iu afruar çelsit në renditje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›