Aksidenti, policia masa ekstreme per festa
TIRANE- Kryeqyteti është zgjuar sot me një lajm tragjik. Familjet do të përcjellin për në banesën e fundit, vetëm 4 ditë larg ndërrimit të viteve, Klitonin 37 vjecar, Blertën 23 vjecare dhe Gentian 27 vjecar. Te rinjte humbën jetën në aksidentin e ndodhur rreth orës 04.00 mu në qendër të Tiranës. Pikërisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzimin e tij me Bulevardin “Bajram Curri”, makina Land Rover me targë Tr.9251 L e drejtuar nga 23 vjecari Aldi Ishmakun është përplasur me një automjetin BMë me targa të huaja e cila drejtohej nga Kliton Milo Andoni, 37 vjec nga Tirana. Në aksident mbetën të plagosur dhe 4 persona, mes të tyre dy kalimtarë të cilët fati desh që të gjendeshin pranë vendit ku ndodhi përplasja.Të indinjuar nga ky rast tragjik Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, së bashku me Komisariatin e Policisë Rrugore informon se do të marrë masa ekstreme ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkolike. Ky kontroll do të ushtohet kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë të gjithë këtyre netëve që shoqërojnë festat e fundvitit duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme si në qytet ashtu dhe në linja.(s.g/balkanWeb)