E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, grabitësit vrasin55-vjeçarin në oborrin e shtëpisë

LEZHE - Tentativa për ta grabitur, i ka marrë jetën një 55-vjeçari nga fshati Merqi i rrethit të Lezhës. Ka qenë ora 05.00 e mëngjesit të së hënës, kur disa persona kanë shkuar në malet mbi fshat, ku Prengë Doda kishte nxjerrë bagëtinë në stane dhe kanë dashur të futen brenda, në tentativë për të grabitur bagëtinë ose sendet që mund të kishte me vete i zoti i tyre.
 
Por, hajdutët janë pikasur nga i zoti i stanit dhe kur e kanë dëgjuar t'ju bërtasë, janë larguar pak metra. Por, sapo Prengë Doda ka dalë në oborrin e stanit, ata e kanë qëlluar nga mesi i disa pemëve dhe shkurreve, duke e lënë të vdekur në vend. 

Barinj tjerë të zonës, të cilët kanë dëgjuar krismat e armëve, kanë shkuar pranë stanit të 55-vjeçarit, duke e gjetur atë pa jetë. 

Menjëherë është lajmëruar policia e Lezhës, e cila ka shkuar në vendngjarje vetëm për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa autorët kishin mundur të largohen. Uniformat blu të Lezhës kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre, ndërsa pista e vrasjes është kryesorja, pasi 55-vjeçari Doda nuk kishte konflikte.

Sipas policisë, ndoshta viktima i ka njohur grabitësit dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që e kanë qëlluar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›