Toponimet, kthehet një tjetër familje emigrantësh në Kapshticë
KORCE - Vijon problemi i toponimeve në pikën kufitare të Kapshticës. Një tjetër familje shqiptare nuk është lejuar të kalojë kufirin, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes së fëmijëve në pasaportat e tyre.
Mësohet se fëmijët nuk kanë lindur në Athinë dhe për pasojë nuk mund të përfitojnë nga marrëveshja që palët arritën dy ditë më parë, për të lejuar vetëm kalimin e fëmijëve të lindur në kryeqytetin grek.
Autoritetet doganore u bëjnë apel familjeve shqiptare që të shmangin pikën kufitare të Kapshticës, dhe të drejtohen drejt Kakavijës, për të shmangur problemet, pasi në pikën kufitare të Gjirokastrës nuk ka kufizime për vendlindjen e fëmijëve.
Autoritetet doganore shqiptare në pikën e kufirit të Kapshticës konfirmuan dy ditë më parë se një urdhër i ri, lejon përgjatë muajit gusht, vetëm kalimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Athinë. Privohen nga e drejtat e kalimit ata fëmijë që kanë lindur në qytete të tjera të Greqisë, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre.
Ndërkohë nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës mund të kalojnë pa hasur problemin e toponimeve, të gjithë emigrantët deri në fund të muajit gusht. Marrëveshja u arrit pas një takimi mes drejtorit të kufirit të Gjirokastrës Admir Abrija dhe homologut e tij grek.
I ashtuquajturi problemi i toponimeve të lindjes së fëmijëve shqiptarë në Greqi, ka mëse 2 vjet që ka krijuar probleme të mëdha për emigrantët shqiptarë dhe nuk po gjen zgjidhje.
Pak ditë më parë ambasadori ynë në Athinë Dashnor Dervishi zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm Grek Evangelos Venizelos për këtë çështje dhe mori prej tij premtimin se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti dhe përfundimisht.
(er.nu/BalkanWeb)