Tiranë, makina përplaset me një motor, 1 i plagosur
TIRANE – Një person është plagosur rëndë paraditen e sotme në kryeqytet, pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një automjet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “1 Maji”, ku një makinë është përplasur me një motor. Mësohet se drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak.
Ndërkohë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)