SHQUP-i seli e PD? Ish ushtarakët protestojnë: Të anulohet vendimi i qeverisë
TIRANË- Ish-ushtarakët kanë protestuar sot për vendimin e firmosur pak ditë më parë nga qeveria “Berisha” për të transformuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë, nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike.
Të ndodhur përpara godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.
“Kulmi i poshtërsisë që u vuri kapak është vendimi për të marrë shtëpinë e përbashkët për seli partie të PD. Ne protestojmë me forcë, hiqni duart nga shtëpia jonë”, tha në nisje ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes Bajram Mane.
Sipas tij, “Ne s’do lejojmë kurrë që ky vendim të zbatohet e bëhet realitet”.
Ish- ushtarakët më tej i kanë kërkuar ministrit në ikje të Mbrojtjes të anullojë vendimin e qeverisë dhe të mos e miratojë atë në fletoren zyrtare.
Më tej, ata i kanë bërë thirrje edhe presidentit të Republikës, Bujar Nishani të reagojë për këtë rast.
Ata kanë kërkuar që kjo shtëpi të bëhet qendër memoriale dhe historike për ushtrinë.
Ky vendim është kondsideruar si “shkelje e legjislacionit” nga ish-zëvendës/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Sandër Lleshi në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)