E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, kanosi komshiun me armë, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar nga Lezha është arrestuar pasditen e sotme pasi ka kanosur me armë komshiun e tij. Sipas burimeve nga policia është arrestuar shtetasi Shtjefen Marku 47 vjeç nga fshati Kallmet i Vogël të rrethit të Lezhës pasi pas një konflikti pronësie që ka pasur me komshiun me inicialet M. Sh, rreth 45 vjeç. Marku për ta trembur atë ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë kapur në tentativë për t'u larguar shtetasin Shtjefen Marku si dhe kanë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale një pushkë e modelit 56, një pushkë e modelit 63, një granatë dhe sasi të konsiderueshme fishekësh të modelit 56.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Lezhë për hetime të mëtejshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›