E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi dhe tensioni nxisin tumoret

TEXAS - Jeni gjithmonë të tensionuar dhe nervozë? Atëhere, stresi që akumuloni përmes kësaj gjendjeje mund të nxisë rritjen e tumoreve në trupin tuaj, edhe pse mekanizmi nuk është ende i qartë sesi ndodh një gjë e tillë.
Hipoteza më e mundshme është se pas kësaj fshihen hormonet, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga hulumtuesit në Universitetin e Teksasit dhe Qendrën e Kancerit “MD Anderson Cancer Center” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, janë hormonet adrenalinë dhe noradrenalinë që përfshihen në progresin e kancerit në pacientët që e kanë atë.
Mjekja Anil Sood dhe kolegët e saj besojnë se krijimi i një lidhjeje mes hormoneve të stresit dhe rritjes së tumorit është shumë e rëndësishme për të ndihmuar njerëzit me kancer sepse këto hormone mund të përdoren si tregues i një situate të rrezikshme që krijohet në trup.
Efekti i hormoneve në këtë rast shërben për të mbrojtur qelizat e kancerit nga e ashtuquajtura “vdekje e programuar qelizore”, që duke i ikur këtij procesi, mund të përhapen në trup dhe të prodhojnë metastazat, shoqëruar me rritjen e tumorit në masë. Ky efekt është shoqëruar me aktivizimin e një proteine të quajtur fak.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›