Shembje dherash, bllokohet aksi Korçë-Gramsh

Shembja e murit mbajtës pranë vendit të quajtur Varvaricë në qarkun e Korçës ka bërë të mundur bllokimin e aksit rrugor Korçë-Gramsh. Sekretari i komunës Moglicë Fetah Hoxha në një linjë telefonike për "Ora News" theksoi se rruga që lidh këtë komunë me Gramshin është bllokuar pasi ka pasur shkarje të dheut të cilat kanë dëmtuar murin mbajtës. Sipas tij rruga është hapur provizorish dhe në të mund të kalojnë vetëm makinat e mëdha. Gjithashtu Hoxha theksoi se kjo rrugë është dhënë me koncesionë për tre vjet dhe se rruga duhet të ishte rindërtuar gjë që sipas tij nuk është bërë.
Ndërkohë Hoxha theksoi se duhen fonde nga qeveria për rikostruksionin e rrugës pasi nga shembjet e herëpashershme të dherave kjo rrugë bëhet e pakalueshme.
Ndërkohë Hoxha theksoi se duhen fonde nga qeveria për rikostruksionin e rrugës pasi nga shembjet e herëpashershme të dherave kjo rrugë bëhet e pakalueshme.