E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, konflikt për pronat në Gjykatë, vritet 1, plagosen 4 vetë

LEZHE-Një sherr mes dy familjeve për pronat ka degraduar deri në vrasjen e një personi dhe plagosjen e 4 personave në Lezhë, mes tyre dhe nje kalimtar i rastesishem ne vengjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para godinës së Gjykatës së Lezhës ku familjet kishin shkuar për të zgjidhur çështjen e pronave, por që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve. Konflikti nisi që brenda sallës së gjyqit pa nisur mire gjyqi, ku anëtarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë përleshur dhe fizikisht. Më pas sapo kanë shkelur jashtë godinës së gjykatës, pranë dyerve të gjykatës janë dëgjuar të shtëna armësh, ku si pasojë ka mbetur i vrarë në vend, Endri Pepaj, ndërsa janë plagosur 4 persona, 3 prej tyre tepër rëndë për jetën. Të plagosurit Sokol Sejdija, Arben Marku, Alban Deda jane derguar me plage te renda në spitalin e Lezhës nga ku mesohet se është e pamundur lëvizja e tyre drejt Tiranës për shkak gjendjes se rende. Mësohet se viktima dhe të plagosurit janë anëtarë të një familjeje.

Mes te plagosurve eshte dhe kalimtari Mark Ndreca qe mori plage teksa ishte duke kaluar prane Gjykates.Ndreca ndodhet ne spital, por jashte rrezikut per jeten.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›