E Diel, 1 Nëntor 2026

PS koktejl për Agollin. Shkrimtari: Duhen bërë më shumë lëshime

TIRANE-Shkrimtari Dritëro Agolli i bëri thirrje sot politikës shqiptare të ulë tonet dhe të bëjnë më shumë lëshime. I ndodhur mes deputetëve socialistë të cilët shtruan një koktejl me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit, Dritëroi komentoi dhe situatën politike në vend.
Më pas fjalën e vijoi Gramzo Ruci që i theksoi shkrimtarit se opozita ka bërë propozimet e saj dhe se tani janë në pritje të një përgjigje zyrtare nga mazhoranca. “Nuk do reshtim së kërkuari kompromis në emër të stabilitetit të vendit, pasi e majta është gjtihmonë pro integrimit të vendit”.

Shkrimtari Agolli vijoi kështu edhe sot festimin e ditëlindjes së tij. Kryetari i PS-së, Edi Rama kishte kërkuar edhe mirëkuptimin e familjes Agolli që të enjten pasdite të shtonte një kokteil, me rastin e ditëlindjes së një prej figurave simbol të PS-së, në lokalin pranë selisë së partisë. Por, nga familja u kërkuar që kjo të shtyhej pikërisht për sot, në orën 10:00, pikërisht për shkak të vizitave të shumta që familja ka pasur në shtëpi.
Kështu që sot, të gjithë, deputetë dhe figura të vjetra socialiste, mes tyre edhe përfaqësues të medias i uruan jetë të gjatë Dritëro Agollin.
Dritëro Agolli kosniderohet si socialisti i orëve të para, ai që me një fjalim mbylli historinë e Partisë së Punës dhe hapi kapitullin e ri për Partinë Socialiste të Shqipërisë. 
Dje paradite Agolli u urua ne banese dhe nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›