KSHH Aksionet parandaluese te policise ku u shkelen te drejtat e shtetasve
Lidhur me aksionet e policise per armembajtjen pa leje ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili shume nga veprimet e policise i quan si shkelje te te drejtave te njeriut.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndjekur me vemendje dhe shqetesim informacionet kronikat dhe intervistat e transmetuara ne medien e shkruar dhe ate elektronike lidhur me kontrollet dhe shoqerimet e nje numri te konsiderueshem personash qe ndodheshin ne lokale ne qytete te ndryshme te vendit.
KSHH eshte i ndergjegjshem se per parandalimin e kriminalitetit qe ne disa drejtime paraqitet shqetesues eshte e nevojshme te merren masa te gjithanshme te koordinuara dhe komplekse por ato duhet te jene gjithmone ne perputhje me ligjin dhe ne respektim te lirive dhe te te drejtave te shtetasve te cilat jane te sanksionuara ne Kushtetuten tone ne aktet nderkombetare te zbatueshme ne Republiken e Shqiperise si dhe ne aktet e tjera ligjore ne fuqi thuhet ne deklaraten per shtyp te komitetit.
Ne te permendet neni 35 i Kushtetutes ku thuhet se Askujt nuk mund ti behet kontroll vetjak jashte procesit penal me perjashtim te rasteve te hyrjes ne territorin e shtetit dhe te daljes prej tij ose per te menjanuar nje rrezik qe i kanoset sigurimit publik. Nga ana tjeter kontrolli i personit sipas pikes 4 te nenit 109 te ligjit nr. 9749 dt.04.06.2007 Per Policine e Shtetit mund te kryhet vetem kur ka informacione te besueshme se ata kane sende te rrezikshme per vete personin apo personat e tjere.
Ne kete veshtrim do te ishte e kundraligjshme kryerja e kontrolleve te siperpermendura aq me teper masivisht pa informacione te besueshme per persona apo lokale te vecanta por vetem ne baze te planeve qe do te synonin parandalimin e krimeve.
Nuk do te ishte gjithashtu e ligjshme qe keto kontrolle te kryheshin sepse mund te gjendeshin arme droge apo sende te ndaluara kur per kete qellim nuk ka nje informacion konkret dhe te besueshem.
KSHH sipas te dhenave ne media konstaton se ne keto kontrolle jane perdorur edhe struktura speciale operacionale rezerve e Drejtorise se Pergjithshme te Policise. Ne veshtrim te nenit 121 te Ligjit Per Policine e Shtetit ku midis te tjerave thuhet se forcat speciale mund te perdoren ne rastet e clirimit ose shpetimit te pengjeve kapjes se personave te armatosur me rrezikshmeri te larte ne rastet e rivendosjes se rendit dhe sigurise publike etj KSHH mendon se keto forca nuk duhet te perdoreshin ne rastet e diteve te fundit sepse ne dispoziten e siperpermendur ligji ka parasysh ngjarje ose veprimtari konkrete te kundraligjshme dhe jo aksionet parandaluese.
Per sa i perket shoqerimit te personave ne ambientet e komisariateve te policise do te duhej gjithashtu te zbatohej me perpikmeri ligji gje qe do te garantonte respektimin e te drejtave te te shoqeruarve.
Sipas nenit 107 te ligjit Per Policine e Shtetit Personit te shoqeruar duhet ti jepet menjehere mundesia per te njoftuar nje te aferm ose nje person te cilit ai i beson. Nese i shoqeruari nuk eshte ne gjendje ta ushtroje te drejten e tij si me siper dhe nese nuk bie ndesh me vullnetin e personit polica njofton kryesisht personat e siperpermendur. Ndersa kur i shoqeruari eshte i mitur atehere ne cdo rast njoftohet menjehere personi pergjegjes per mbikeqyrjen e tij.
E njejta gje vlen edhe per te rriturit per te cilet eshte caktuar nje kujdestar. Po te zbatohej sa me siper policia do te kishte mundesi te identifikonte identitetin e personit te shoqeruar pa qene e nevojshme tu merrte shenjat e gishterinjve.
Nderkohe ne deklaraten e saj per shtyp policia deklaroi Me synim rritjen e efikasitetit te strukturave te Policise se Shtetit ne parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurise ne komunitet nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit eshte hartuar dhe miratuar nje Plan Veprimi me detyra konkrete per te gjitha strukturat e policise ne nivel qendror dhe vendor.
Ditet e fundit nga ana e policise te mbeshtetura dhe nga forcat speciale kane ushtruar kontrolle ne lokale bare pabe qendra interneti duke kontrolluar per persona qe mbanin arme pa leje apo qe mund te ishin ne kerkim.