E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, ndahet nga jeta ish-presidenti Miguel de la Madrid

Ish-presidenti meksikan, Miguel de la Madrid, i cili luftoi për të kapërcyer një prej krizave më të rënda ekonomike u nda nga jeta të dielën në moshën 77 vjeçare. Ndërkohë lajmin e konfirmoi presidenti Felipe Calderon përmes rrjetit social Twitter. Calderon ka shkruar se “ndjen keqardhje të madhe për vdekjen e ish presidenit De la Madrid." Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por ish-presidenti gjendej i shtruar në spital për shkak të problemve me rrugët e frymëmarrjes që nga viti i kaluar. De la Madrid e ka udhëhequr Meksikën nga viti 1982 deri në vitin 1988, kohë kjo, kur vendi përjetoi krizë ekonomike, e nxitur edhe nga tërmeti që shkatërroi kryeqytetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›