E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, masa të shtuara për sigurinë ushqimore në sezonin turistik

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik 2026, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë masa të shtuara për garantimin e sigurisë ushqimore, forcimin e kontrolleve në terren dhe rritjen e standardeve higjieno-sanitare në subjektet e biznesit ushqimor, me fokus mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe rritjen e besimit të turistëve.

Në Lezhë u zhvillua tryeza e diskutimit “Siguria Ushqimore, Sezoni Turistik 2026”, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Blerina Gjylameti, Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Bashkia Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe deputetit të qarkut Lezhë, Admir Kadeli.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i operatorëve të biznesit për zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore, si një element kyç për suksesin e sezonit turistik dhe promovimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion i sigurt turistik.

1 nga 4

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›