E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia 47 vjecari i dënuar për vrasje

Një 47 vjecar i dënuar me 15 vjet burg për vrasje është ekstraduar nga Italia. Franceks Lala akuzohet se më 7 maj të 1993, në bashkëpunim me të vëllanë ka vrarë dy persona në fshatin Jubë të rrethit të Durrësit. 

TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi nga Italia drejt Shqipërisë 47 vjecarin Francesk Lala i dënuar me 15 vjet heqje lirie pasi së bashku me vëllanë e tij Xhovalin Lala kanë vrarë me arme zjarri në grindje e sipër dy shtetas Mikel Nodkën dhe Xhovalin Llyci. Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit ndodhi më 7 maj të 1993, në fshatin Jubë të rrethit të Durrësit, kur ai, në bashkëpunim me vëllain e tij, Xhovalin Lala, në grindje e sipër kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Mikel Noka dhe Xhovalin Llyci, banues në të njëjtin fshat. Lala ishte arrestuar nga forcat e policise italiane për llogari të drejtësisë shqiptare dhe mbahej në dhomat e paraburgimit në polici në Milano. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës dhe ajo e Apelit e kishin dënuar Lalën me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ndodhur më 31 prill 1994. Ky vendim pas rekursit në Gjykaten e larte u reduktua ne 15 vjet heqje lirie.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›