Doris Pack: Greva e urisë, lojë politike
Doris Pack e quajti “lojë politike” grevën e urisë së 10 deputetëve të parlamentit shqiptar, lojë, që sipas saj bëhet për “interesa personale”.Sipas saj, nuk mund të përdoret greva për një “çështje teknike të reformës”.
TIRANE- Doris Pack e quajti “lojë politike” grevën e urisë së 10 deputetëve të parlamentit shqiptar, lojë, që sipas saj bëhet për “interesa personale”. Europarlamentarja Pack, e cila ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan, u shpreh dje në një intervistë, se është e njohur me këtë grevë, por “kontestimi i zgjedhjeve që tani do t’i bëjë dëm të madh Shqipërisë, jo Partisë Demokratike e Partisë Socialiste”. Ajo u shpreh se më së fundmi, ligji elektoral i miratuar me konsensusin e dy partive të mëdha, është një progres për Shqipërinë. “Shqiptarët do të kenë karta identiteti së paku, do të kenë lista funksionale votuesish, pra për të parën herë vihet re se gjërat do të rregullohen në këtë vend, ndërkohë që disa parti të vogla shkaktojnë probleme të tilla, pasi janë të pakënaqura me bisedimet mes dy partive të mëdha politike”, - deklaroi dje Pack. Sipas saj, nuk mund të përdoret greva për një “çështje teknike të reformës”, kjo tregon nervozizëm të tepërt. Ajo theksoi se ky “kontestim” paraprak zgjedhjesh bëhet pikërisht në këto momente, kur Shqipëria është në vëmendje të BE-së, e cila në progres- raport i kishte konsideruar zgjedhjet si tejet kyçe. “Për një gjë kaq të papërfillshme të bësh grevë urie, duke vënë pothuajse në rrezik edhe atë raport të mirë për Shqipërinë, progres- raportin që u paraqit javën e kaluar. Nëse do të isha anëtare e një partie të vogël shqiptare, nuk do të veproja siç po vepron zoti Meta, zoti Ndoka edhe të tjerë”, - tha ajo dje sa i takon zhvillimeve të fundit në Shqipëri.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)