Mamurras, plagoset me armë 30 vjeçari

Një 30-vjeçar është plagosur me armë vetëm pak minuta më parë. Nik Loci u qëllua me armë në qendër të mamurrasit. Loci është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në spitalin ushtarak. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.