Lirohet vrasesi i policit te FNSH-se
Artan Cena
MADRID - I kerkuar ne Shqiperi per vrasjen e nje polici special dhe i arrestuar ne Spanje per rrembimin dhe plagosjen e nje biznesmeni, Astrit Bushi i njohur dhe si kreu i nje organizate kriminale ka ikur nga burgu, duke fituar lirine si pasoje e nje gabimi. Media spanjolle po i ben jehone te madhe largimit te shqiptarit Bushi, qe prej saj, eshte vleresuar si kriminel shume i rrezikshem. Bushi quhet drejtuesi i nje rrjeti kriminal shqiptaro-kosovar, qe akuzohet per disa grabitje dhe rrembime personash. Ai eshte liruar disa dite me pare nga policia, per mungese provash, lidhur me rrembimin e biznesmenit Hose Luis Moreno, ne Madrid. Mediat flasin per nje gabim trashanik te policise, pasi sipas tyre, Bushi eshte i kerkuar ne Shqiperi per nje vrasje te dyfishte, por edhe ne Spanje, ku vleresohet si shume i rrezikshem dhe i dhunshem. Por nje tjeter version japin mediat. Sipas tyre, Bushi nuk ishte mbajtur nen vezhgim dhe ai eshte larguar ne kembe nga nje zyre policie ne Madrid.
Spanjollet
Astrit Bushi, kreu i bandes se shqiptareve qe sulmuan shtepine e Jose Luis Moreno, ne dhjetor te vitit 2006, duke e lene ate te plagosur u lirua prej nje gabimi te enjten e kaluar. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime policore te Madridit. Policia tha se, ai eshte larguar ne kembe nga ambientet e paraburgimit dhe askush nuk eshte perpjekur per ta ndaluar ate. Sipas medies ai eshte larguar nga gjykata e Alcobendas, ku kishte qene i transferuar nga burgu dhe po qendronte ne paraburgim. Bushi, 32 vjec, eshte konsideruar nga policia si nje person "shume i rrezikshem". Me 20 dhjetor te vitit 2006 ai ka organizuar dhe bere grabitjen e biznesmenit Hoze Luis Moreno. Shqiptari ishte lene ne burg dhe shteti spanjoll ishte ne pritje te dokumenteve per ekstradimin ne Shqiperi. Gazetat e vendit iberik, kane shkruar se, dokumentet e kerkuara nuk kishin mberritur pavaresisht se, ai eshte i kerkuar nga drejtesia shqiptare, per vrasjen e nje polici te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, ne vitin 2001. Nderkohe qe mbi te, rendojne dhe akuza te tjera. Ne dhjetor te vitit 2006, Policia e Shtetit ne Shqiperi, deklaroi se, ishte arrestuar Astrit Bushi, vrasesi i policit te FNSH-se se Lacit, Altin Balozi.
Vrasja e policit Balozi, nga Bushi
Ne fund te vitit 2006, Policia e Shtetit njoftoi se ishte arrestuar ne Spanje, Astrit Bushi, i cili perdorte emra te rreme. Ai ishte vene ne pranga ne Simas Kleistas. Bushi eshte denuar me vendim te Gjykates se Kurbinit, me 25 vjet burg. Mbi te, pervec akuzave te tjera, rendon edhe ajo e vrasjes me arme zjarri te punonjesit te policise, pjesetar i Repartit te Nderhyrjes se Shpejte ne Lac, Altin Balozi. Ngjarja ka ndodhur me 8 mars te vitit 2001, ne oren 19:30 ne qytetin e Lacit, ne lagjen numer 3 ku Bushi, ka kryer vrasjen e policit ne bashkepunim me Astrit Gostivarin, i cili eshte i arrestuar ne Shqiperi. 32-vjecari u arrestua pasi ishte qene objekt i kerkimit nderkombetar i akuzuar per veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese", te "armembajtjes pa leje", etj.