E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos bashkemoshatarin, i gjendet bicaku

TIRANE - Nje i ri eshte vene ne pranga pasi eshte i dyshuar per kercenimin e nje bashkemoshatari. Policia e Tiranes, beri te ditur gjate dites se djeshme se ka vene ne pranga Altin Qepurin, 23 vjec. Sipas uniformave blu, pak dite me pare ne Komisariatit numer 4, Tirane, nje i ri eshte paraqitur dhe ka bere denoncimin se ne rrugen "Kongresi i Manastrit", eshte kanosur me arme zjarri. Menjehere efektivet e Komisariatit te Policise numer 4 Tirane, mundesuan te identifikojne dhe te kapin autorin e dyshuar te kesaj kanosjeje, i cili eshte Altin Qepuri 23 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, iu gjet nje thike (bicak), e cila u kalua ne laboratorin kriminalistik, per te mesuar nese i ploteson kushtet e armes se ftohte. Pas arrestimit te tij, jane kryer te gjitha veprimet procedurale dhe dosja me materialet i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "kanosjes". A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›