E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, plagoset 24 vjeçari nga kushurinjtë

Një plagosje me armë zjarri është sinjalizuar mesditën e sotme në Lezhë, ndërsa policia në kohë reale ka mundur të indetifikojë 2 autorët.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Torovicë, ndërsa indetiteti i të plagosurit është Gëzim Gjoni, 24 vjeç. Bëhet e ditur se autorët janë kushurinjtë e Gjonit dhe se ai është plagosur pas një grindje të çastit.

Sipas uniformave blu, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe se menjëherë është transportuar për në spital.

Tashmë kanë nisur hetimet paraprake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›