Itali, 12-vjeçarja rrëfen raportet e shumta me djemtë, arrestohet një shqiptar
Një tjetër rast që ka për protagoniste një minorene në Trento (Itali) ka ndezur diskutimet në opinionin publik të shtetit fqinj. Javën e kaluar, mediat publikuan rastin e një 16-vjeçareje italiane, e cila ishte shtatzënë me të dashurin e saj shqiptar dhe prindërit e saj e detyruan të abortonte.
Edhe rasti i dytë implikon një minorene italiane dhe një shqiptar. Një vajzë 12-vjeçare në Trento ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie intime me disa djem. Për këtë arsye, janë denoncuar pesë persona: katër moshatarë të vajzës dhe një shqiptar i moshës madhore është vënë në pranga.
Por ndryshe nga rasti i mëparshëm, konteksti social i kësaj historie është më problematik. Si vajza, edhe 4 minorenët e tjerë të moshës nga 13-15 vjeç, vijnë nga familje me probleme.
Rasti ka dalë në dritë pas paraqitjes së vajzës te mjeku për shkak të frikës se mund të ishte infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Aty ajo ka rrëfyer raportet e shumta seksuale, me pëlqimin e saj.
Për shkak të moshës së vajzës, është sinjalizuar menjëherë prokuroria dhe forcat e rendit, të cilat kanë bërë arrestimin e shqiptarit 19-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në shtator, por është bërë publike vetëm pas vizitës së vajzës te mjeku.