E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, policia bllokon 26 makina

Policia e Lezhes, ne bashkepunim me posten e Shengjinit, kane shtuar masat e kontrolleve ndaj mjeteve pa leje ne kete sezon pushimesh. Gjate periudhes tre mujore jane bllokuar 26 makina pa dokumente, si dhe ndaluar kater pesona, per prishje te rendit dhe qetesise, si dhe dy per armembajtje pa leje. Sipas zedheneses se policise se Lezhes, Elona Nika, "qe nga hapja e sezonit turistik, jane ngritur postblloqe policie ne hyrje dhe dalje te Shengjinit per parandalim te aksidenteve". Policia e Lezhes gjate kontrolleve te ushtruara ne automjete, ka treguar kujdes per ndalimin e personave qe jane ne kerkim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›