Grindja ne cift, masakron gruan i dehur
Pogradec- Masakron bashkeshorten, perfundon ne pranga. Nje 41 vjecar me banim ne qytetin e Pogradecit eshte arrestuar mesditen e djeshme nga policia vendore per plagosje te rende me dashje dhe ushtrim te vazhdueshem dhune ndaj gruas se tij qe perfundoi ne spital. Sipas te dhenave nga policia e komisariatit te Pogradecit, Mirash Mruku, banues ne lagjen nr. 3 te ketij qyteti, u ndalua pas denoncimit te 27-vjecares K. Billa, me te cilen ai ishte martuar prej disa vitesh. Mbi Mrukun jane ngritur dy akuza, ajo e plagosjes se rende me dashje dhe e kanosjes me jete. Pritet qe pervec mbrojtjes fizike nga policia, e demtuara te dergohet ne ndonje qender te trajtimit te grave te dhunuara.
Keqtrajtimi
Ngjarja ka ndodhur tre dite me pare ne banesen e ciftit. Policia tha se Mruku ka goditur me grushte pas grindjes per motive te dobeta, ndikuar edhe nga kushtet ekonomike, bashkeshorten e tij 27-vjecare. Por gjate sherrit mesohet se ai ka perdorur edhe mjete te forta, si hekur e dru, duke i shkaktuar demtime te renda gruas se tij, e cila perfundoi ne spital. Burime nga spitali i Pogradecit thane se e demtuara ka fraktura ne pjese te trupit dhe carje ne fytyre. Menjehere ngjarja i eshte raportuar policise vendore, e cila nisi hetimet dhe ndaloi me akuzat plagosje e rende me dashje, kanosje per jeten dhe ushtrim sistematik te dhunes fizike, 41-vjecarin Mruku. Nga hetimi i kryer prej policise mesohet se i dyshuari e kishte keqtrajtuar edhe here te tjera bashkeshorten, kurse shkak ishte bere gjendja e tyre ekonomike dhe konsumimi i alkoolit nga 41-vjecari.
Hetimet
"Mruku i ka rrezikuar jeten e gruas se tij duke e rrahur, kurse 27-vjecarja eshte detyruar te kerkoje ndihmen dhe mbeshtetjen e policise para se te perfundonte ne menyre tragjike", thane zyrtare te policise. Ne gjendje te renduar shendetesore, gruaja i eshte drejtuar komisariatit te Pogradecit, ku ka denoncuar dhunen e ushtruar nga burri i saj dhe me pasoja fizike. Pas denoncimit, policia ka vendosur arrestimin ne flagrance te 41 vjecarit Mruku. Burime te policise shtuan se kane marre ne mbrojtje gruan e dhunuar fizikisht e psikologjikisht prej kohesh nga i shoqi i saj, per vete rrethanat ne te cilat ajo jeton ne qytetin e Pogradecit. Ne njoftimin zyrtar u be e ditur se 27-vjecarja ishte nga Kukesi, ndersa mesohet se prej disa vitesh ajo eshte martuar me Mrukun, lidhje qe nuk ka shkuar mire dhe perfundoi ne keqtrajtim.
G.Ashimi