E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, rrëshqet makina, një vdes dy plagosen

Një automjet tip Nisan Petrol me targa të Kosovës 480 Ks 720, është përplasur me një autobetonjere pa targa mbi urën e lumit Drin në Lezhë.

Kol Gjoni 45 vjeç pasagjer në fuoristradë humbi jetën ndërsa Marsrel Gjoni 17 vjeç dhe Fatjon Gjoni 20 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i viktimës, janë plagosur.

Drejtuesi i mjetit foristradë, Tonin Gjoni, nuk ka pësuar lëndime po ashtu si Drejtuesi i betonieres Eduard Frroku, i cili është shoqëruar nga policia për verifikimet e duhura.

Policia njoftoi se shkak i aksidentit ka qenë rrëshqitja e automjetit tip Nisan, teksa Tonin Gjoni ka marrë të frenojë, makina ka rrëshqitur për shkak të ngricave.

                                                                                             2010-12-18 10:59
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›