E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia italiane shkatërron një grup kriminal shqiptarësh

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave, organizata merrej kryesisht me trafikun e drogës në qytetin e Komos dhe në zona të tjera në veri të Italisë. Sipas burimeve, në prangat e policisë kanë rënë 29 persona, si dhe u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike.

Hetimet nisën pas një sinjalizimi të policisë belge, dhe më pas çuan në zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal, të lidhur me grupe të tjera të mëdha që veprojnë në Belgjikë, Holandë, Zvicër, Slloveni, Shqipëri dhe Itali.

                                                                                             2010-12-18 13:59
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›