E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe rritet numri i urgjencave spitali ne gadishmeri

Rritja e temperaturave dhe ndikimi nga sezoni turistik kanë sjellë rritje të personelit mjekësor dhe plotësimin me medikamente në urgjencat që mbulohen nga spitali rajonal i Lezhës.

Drejtori i ketij spitali Nevruz Bare ka bërë të ditur se ky institucion i përgjigjet më së miri këtij fluksi, ndërsa janë pregatitur për cdo rast të mundshëm.

Bare ka shtuar se ka një rritje të numrit të urgjencave që paraqiten në spitalin e Lezhës, por sipas tij kjo ngarkesë është përballuar nga bluzat e bardha qoftë nëpërmjet personelit ashtu edhe me mjetet e nevojshme.

Për të patur 1 stinë vere me sa më pak probleme mjekësore, shërbimi parësor tashmë ka ngritur ambulanca në zonat me vulnerabël, sic është bregdeti, ndërsa spitali i përgjigjet me shërbime pacientëve që kanë nevojë për bluzat e bardha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›