Vlore Bashkia harron plazhet publike
Sezoni turistik ka nisur, ndërsa situata në plazhet publike në qytetin e Vlorës lë për të dëshiruar. Qytetarët ankohen për situatën e krijuar në plazhe, pasi vetëm në pak zona është ndërhyrë.
Turistët kërkojnë plazhe të pastër, ndërsa shprehen për mangësite dhe nevojat e tyre.
Qytetarët konstatojnë se situata në plazhe nuk përmbush ekzigjencat e tyre dhe se papastërtia mbizotëron në mjedisin dhe ujin e detit. Ata shprehen se duhet punuar për plazhe më të pastër, ndërsa sezoni turistik ka nisur me ritme të shpejta, duke populluar pothuaj të gjitha plazhet në qytet.
Lidhur me plazhin e vjetër u deklarua se do të nisë puna për pastrim në harkun kohor të një jave, cka duhet të kishte nisur që në date 1 qershor, duke synuar që plazhi të ishte i gatshëm për të pritur turistët në pikun e sezonit. Pavarësisht këtyre deklarimeve nuk është bërë asgjë për të prezantuar më mirë plazhet publike. Madje plazhi i vjetër vijon të ketë në sipërfaqen e tij mbeturina inerte dhe urbane, si dhe një mungesë të theksuar të sistemimit dhe kujdesit.
Po ashtu edhe uji i detit, ka probleme të ndotjes për shkak të ujërave të zeza dhe jo vetëm. Puna konkrete e bërë deri tani nga shërbimet publike të bashkisë, ende s’është ndier nga qytetarët që frekuentojnë këto plazhe.