Lushnje digjet pjeserisht nje banese
Një banesë është djegur pjesërisht në fshatin Skilaj të Lushnjes, ndërsa është rrezikuar jeta e 10 pjesëtarëve të familjes Nezha. Djegia ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në sistemin e brendshëm të shtëpisë.
Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, ndërsa si pasojë e djegies së dy dhomave rrezikon të bjerë e gjithë banesa.
Sipas Sefret Nezhës, pronarit të shtëpisë, zjarri ka rënë gjatë kohës që familja e tij ka qenë duke punuar tokat. Kanë qenë komshijtë ata të cilët vunë re tymin që dilte nga banesa dhe kanë lajmëruar menjëherë të zotët e shtëpisë.
Nëpërmjet pompave vaditëse, banorët i kanë ardhur në ndihme familjes Nezha, duke lokalizuar flakët e zjarrit. Për shkak të mungesës së rrugëve, zjarrfikësja ka ardhur me vonesë në vend ngjarje. Gjendja e varfër ekonomike e familjes Nezha nuk mundëson riparimin e dëmeve të cilat kapin vlerën e 10 ml lekëve. Në këto kushte familjarët i bëjnë apel komunës për ndihmë.
Gjatë natës, të 10 pjesëtarët e familjes kanë fjetur në qiell të hapur. Të zotët e shtëpisë pohojnë se u janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake.