E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe vritet nje 26- vjecar arrestohet autori

Një 26 vjeçar nga qyteti i Lezhës mbeti i vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së djeshme në qëndër të qytetit të Lezhës, ndërsa policia arrestoi pak çaste më vonë autorin e krimit, bashkëmoshatar i viktimës.

Burime zyrtare nga policia e Qarkut të Lezhës bënë të ditur se Dorian Hila, 26 vjeç, banues në qytetin e Lezhës, mbeti i vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qëndër të qytetit pas një grindjeje me një bashkëmoshatar. Forcat e policisë të komisariatit të Lezhës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar, i cili është Besnik Pleti, edhe ky 26 vjeçar, banor në lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës.

Sipas burimeve policore, së bashku me autorin e dyshuar është sekuestruar edhe arma me të cilën është kryer vrasja. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka nisur menjëherë hetimet rreth kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›