Lezhë, sherr mes të rinjsh, 5 të plagosur

Një sherr banal mes 3 grupe të rinjsh në Lezhë ka çuar në spital 5 prej tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit ku disa të rinj ka në debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nuk dihet ende se cila ka qënë “molla e sherrit” mes të rinjve por falë ndërhyrjes në kohë të policisë situata ka përfunduar pa pasoja të rënda për jetën e tyre.
Shpeshherë debatet banale mes të rinjve kanë degjeneruar edhe në përdorimin e mjeteve të forta duke çuar edhe në plagosjen apo vrasjen e disave prej tyre. Vetëm disa ditë më parë një grup prej 7 të rinjsh u përleshën me njëri-tjetrin në Përmet për shkak se ishin sharë në facebook.