E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i trotuareve, zona e ish-bllokut e praprekur

Ashtu si ishte i pa prekur në kohën e komunizmit, zona e bllokut vazhdon të mbajë këtë status edhe sot. Fjala është për mundësinë që kanë qytetarët të shfrytëzojnë trotuaret apo edhe vetë rrugët e kësaj zone të preferuar për të rinjtë. Në fakt ndërsa në të gjithë Tiranën, bashkia ka ndërhyrë për të hequr zabtuesit e trotuaret, bizneset e bllokut e kanë sfiduar urdhërin e policisë bashkiake.

Nga një vëzhgim i bërë nga kamera e “Ora News”, shihet mjaft qartë se tavolinat që ndodhen në këtë zonë vazhdojnë të qëndrojnë anash trotuareve dhe që pronarët e tyre nuk e prishin terezinë fare. Ndërsa qytetarët preferojnë rrugën për të kaluar në këtë zonë të bllokut pasi për të ecur në trotuar duhet me patjetër që të kalojë në mes të lokaleve që kanë zbatuar me tavolina hapësirat publike.

Edhe pse drejtori i policisë bashkiake ka deklaruar në ditën e parë të këtë aksioni për lirimin e hapësirave publike se pastrimi do të jetë edhe në zonën e bllokut, edhe pse kanë kaluar një jave, nuk është marrë asnjë masë në këtë zonë, as nga vet pronarët e lokaleve dhe as në vetë bashkia e Tiranës. Nëse kjo zonë do të mbetet e pa prekur apo do ti nënshtrohet aksionit të policisë bashkiake këtë do e shohim në ditët në vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›