Elbasan, llixhat e Treganit rrezikohen të zhduken
ELBASAN- Hapja e puseve të paligjshme në burimet termale të llixhave të Treganit në Elbasan, ka vëne në rrezik cilësinë e ujit në banjat termale që perdoren për kurim nga pacientët e grupmoshave te ndryshme.
Alarmi për rrezikun, jepet nga vetë specialistët e kësaj fushe, të cilët shprehen se masakra që po i bëhet burimeve termale nga personave që shfrytëzojnë këto burime, pa asnjë kriter, rrezikon zhdukjen e burimeve termale në një nga qendrat më të rëndësishme kurative në Shqipëri.
Llixhat e Treganit në rrethin e Elbasanit janë nga më të njohurat jo vetën në rajonin e Elbasanit por edhe në Ballkan e më gjerë. Gjatë vitit llixhat frekuentohen nga rreth 25 mijë pacientë dhe turistë.
(NEWS24/s.g/BalkanWeb)