Cooper në Beograd për dialogun teknik me Prishtinën
PRISHTINË-Ndërmjetës i BE-së për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, ka mbërritur në rajon, pas dështimit të raundit të shtatë të bisedimeve në Bruksel të paraparë për 27 e 28 shtator.
Në Beograd, Cooper sot ka takuar ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ndërsa do takojë edhe shefin e delegacionit të Serbisë në dialogun teknik me Kosovën, Borislav Stefanoviç.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga zv/kryeministrja Edita Tahiri pat shkuar në Bruksel për raundin e shtatë, por nuk pati takim me delegacionin serb, ndërsa zhvilloi takim të veçantë me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve në dialogun teknik.
"Në këtë takim u konstatua se ky raund i dialogut u anulua për fajin e palës serbe, e cila u tërhoq nga dialogu pas dështimit për të imponuar bisedat për çështjen e pikave doganore, duke shkelur më këtë rast obligimet e marra nga Rezoluta e AP të OKB-së për dialogun dhe parimet evropiane", theksohej në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
Ndërmjetësi i BE-së për dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, sipas medias, pritet të mbërrijë në Prishtinë të hënën.
(d.b/BalkanWeb)