Lezhë, shkojnë për të vjedhur, vrasin me armë të zotin e shtëpisë 55-vjec
LEZHË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesnatën e sotme në një fshat të Lezhës. Një 55-vjecar ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij.
Me sa duket gabimi i vetëm i viktimës ishte fakti që i kishte ndjerë grabitësit, të cilët nuk i kanë kursyer jetën, duke e qëlluar me armë zjarri.
Sipas të dhënave të policisë mësohet se ngjarja u regjistrua në fshatin Merçi të Lezhës, ndërkohë që viktima e ngjarjes është shtetasi Preng Doda.
Policia ndërkaq ka rrethuar gjithë zonën për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit dhe po i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore.
(m.a/BalkanWeb)