Lezhe vagonat cisterne dalin nga shinat
Dy vagona te nje treni qe kishin si destinacion Zagrebin perfunduan jashte shinave ne afersi te fshatit Zejmen ne Lezhe.
Treni i cili terhiqte vagona cisterna per transportin e gazit ishte nisur nga Durresi ne oret e nates ndersa rreth ores 2 pas mesnate dy prej vagonave dolen nga shinat duke rrezikuar edhe vagonat e tjere.
Fatmiresisht cisternat nuk ishin te mbushura me gaz. Aksidenti bllokoi levizjen e trenave ne kete aks deri ne mberritjen e nje mjeti qe rivendosi vagonat ne shina.