Topalli Vota e PE ratifikim i te gjitha progreseve te Shqiperise
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli
Kjo eshte dita me e bukur e te gjithe shqiptareve Vota ne Parlamentin Evropian eshte ratifikimi i te gjitha progreseve qe ka arritur Shqiperia ne keto vite. Keshtu u shpreh dje nga selia e Parlamentit Evropian kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja shqiptare ndoqi nga afer punimet e seances teksa shprehu vleresimet e saj per voten unanime te europarlamentareve ne interes te levizjes se lire te qytetareve shqiptare. Une ndihem me fat qe kam qene ketu dhe e ndjej per detyre te shpreh nje falenderim te vecante per Kryeministrin Berisha i cili ka qene ne krye te gjithe ketij procesi ne te gjitha fazat natyrisht edhe ato me te veshtira. Ndjej krenarine se eshte nje premtim i mbajtur dhe detyra e politikanit eshte per te mbajtur premtimet. Ky ratifikim ishte vleresim i plotesimit te te gjitha kerkesave qe ishin detyre e Kuvendit dhe e qeverise. Ne kete aspekt ndihem shume krenare u shpreh kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit vleresoi mbeshtetjen e te gjitha grupeve parlamentare dhe eurodeputeteve nga 27 vendet e BE te cilet u shpreh ajo i thone sot qytetareve shqiptare qe ju jeni si te gjithe qytetaret e tjere dhe do levizni pa viza pa qendruar pas ambasadave dhe pa u ndjere te frustruar.
...