Shqiperia punoi shume vendimi i PE-se e afron me BE-ne
Raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Evropian Tanja Fajon
Raportuesja ne Parlamentin Europian per Shqiperine dhe Bosnjen Tanja Fajon ka pershendetur qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes per vendimin e djeshem qe Parlamenti Evropian mori per liberalizimin e vizave. Ne nje konference per shtyp menjehere pas votimit europarlamentarja Fajon eshte shprehur optimiste se edhe ne mbledhjen e ministrave te brendshem te BE-se do te jepet nje sinjal pozitiv per Shqiperine dhe Bosnjen. Besoj se asnje vend anetar i BE nuk ka arsye te pengoje procesin e liberalizimit te vizave. KE tha vleresimin se dy vendet jane gati nga ana teknike. Sot PE e miratoi kete vendim. Te dy vendet kane punuar shume muajt e fundit dhe ata moren vleresim pozitiv u shpreh Fajon duke shtuar se vendimi do i afroje me shume drejt Bashkimit Europian. Pyetjes se cfare kerkon Franca dhe Danimarka per te mbeshtetur vendimin e PE Fajon u pergjigj se ka disa rezerva por jo kushte te shtuara per Shqiperine dhe Bosnjen. Nuk di nese do te kete veshtiresi ne votimin e nentorit. Lidhur me Kosoven Fajon tha se e rendesishme eshte qe KE te jape sa me shpejt disa rregulla qe duhet te ndjeke. Me vjen keq qe nuk ka marre nje rol ne procesin e liberalizimit te vizave tha Fajon duke shfaqur shpresen qe Kosova te mos jete nje vend i izoluar ne Ballkan. Ajo vuri ne dukje gjithashtu se vendimi i PE-se nuk eshte politik por per qytetaret e te dyja vendeve. Qytetaret e te dyja vendeve do te mund te levizin lirshem ne fund te vitit pasi ata i kane plotesuar te gjitha kushtet per vizat dhe tashme i takon shteteve anetare te BE-se qe te adoptojne heqjen e vizave sa me shpejt te jete e mundur deklaroi me tej eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.
...